Sinjali mëson se 71-vjeçarja e cila nuk u mbijetoi dot plagëve është Xhezide Azemi – Beshiri. Familjarët e saj kanë njoftuar se të ndjerës do t’i jepet sot lamtumira e fundit.
“Xhezide Azemi – Beshiri ndërroi jetë me datën 04.12.2021, në moshën 71 vjeçare. Varrimi i të ndjerës bëhet me datën 05.12.2021, në varrezat e fshatit Vinarc i Epërm. Namazi i xhenazës falet te varrezat e reja të Vinarcit të Epërm, në orën 13:54 ( me ikindi)”, thuhet në njoftimin e familjes.
Shoferi i cili dyshohet se shkaktoi këtë aksident është arrestuar nga Policia dhe me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje./Botapress.info/