Një kandidate për Asamble të Fushë-Kosovës nga lista e Nismës Socialdemokrate nuk ka marrë asnjë votë.
Në listën e rezultateve për asamblistë të publikuar sot nga KQZ kandidatja Jaldez Uka figuron me zero vota. Kuvendi Komunal i ri i Fushë-Kosovës do të përfaqësohet nga 9 parti politike.
Ndërjaq, për kryetar Komune në balotazh janë Burim Berisha nga LDK dhe Enver Bajçinca nga LVV. Burim Berisha ka fituar 49.71% ndërsa Bajçinca 25.59% të votave./Botapress.info.