Në Shipol të Mitrovicës prej vitesh përmendet një ngjarje e rëndë që edhe sot indentifikohet si “Ura e Gjakut”, për të cilën veprimtari i kësaj komune Sadri Ferati në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova shpalosi detaje duke treguar historikun e emërtimit të këtij vendi.
Ai tha se fatkeqësisht Mitrovica edhe para dekadës 1989-1999, të gjitha rezistencat i ka shënuar me vuajtje e me gjak, njëjtë si historia e ‘Urës së Gjakut’, e si shumë histori të tjera.
“Bëhet fjalë për protestat në mbrojtje të Kushtetutes, protestat e të rinjve në mbrojtje të Kushtetutës, ngaqë shihej se Serbia po e atakonte Kushtetutën e asaj që ishte atëherë krahina autonome e Kosovës. Të rinjtë këtu kur protestonin i nënshtroheshin plumbave. Pati shumë të tjerë që ngritën gishtat, që simbolizonin rënjën e autonomisë. Pikërisht një prej djemëve të rinj, në protestë e sipër, afër stacionit të autobusëve, në drejtim të Shipolit, në një urë duke protestuar goditët nga armët e Policisë serbe, dhe vdes. Ai gjak i derdhur, pastaj vlerësohet e shpërblehet”, u shpreh veprimtari Ferati.
Rrëfimin e kësaj ngjarje Ferati e vazhdon duke treguar se kush propozoi dhe vendosi që si simbol i gjakut të këtij protestuesi shqiptar të emërohej ai vend si ‘Ura e Gjakut’, rrëfim ky detajet e të cilit mund t’i dëgjoni në videon në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=rriRGsOl4vk&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=rvpKwLWib70&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI