[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kjo është gruaja që u vra nga vjehrri se nuk i shërbeu kafenë (Foto)



“Panorama” sjell foton e Vera Totës, gruas fatkeqe që u masakrua nga vjehrri i saj ditën e sotme në Laç pasi nuk i shërbeu kafenë

 
Gjithçka ndodhi në banesë, ndërkohë që dy fëmijët e çiftit ishin në gjumë, kurse burri i saj në punë. Ai eshte roje, polic privat dhe punonte gjatë natës.
Nusja që mbeti e vdekur pasi e qëlloi vjehrri me levë është Vera Tota. Mësohet se ajo u gjet e pajetë nga fqinjët e saj, pasi vjehrri ishte larguar fill pasi e qëlloi për vdekje.
Sipas burimeve, thuhet se vjehrri kishte tentuar ta vriste nusen edhe para një viti, pas sherreve po për çështjen e shërbimit.