Të shtunën në mëngjes, Hillary Clinton ishte pranë ish-presidentit amerikan Bill Clinton, në spitalin ku po shërohet për një infeksion.
Clinton është mirë dhe do të lirohet së shpejti nga spitali në Kaliforni, tha presidenti amerikan Joe Biden.Biden tha gjatë një fjalimi se ai kishte folur me Clinton dhe se ‘ishte mirë’.“Ai nuk është në gjendje të rëndë. Do të dalë së shpejti, nesër apo pasnesër”, tha më tej Biden.