• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kjo është gjendja e nxënësit të plagosur në Spitalin e Pejës

nga Bota Press
27 Nëntor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Një nxënës që mbeti i plagosur nga të shtënat në drejtim të një autobusi në Deçan më 26 nëntor, është në gjendje stabile. Nga të shtënat me armë zjarri, në këtë ngjarje mbetën të vdekur shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Naim Sahiti, zëdhënës i Spitalit të Pejës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se i plagosuri është operuar dhe tani është jashtë rrezikut për jetë.

“I është hequr plumbi gjatë orëve të mbrëmjes (më 26 nëntor). Tash është gjatë procesit të trajtimit pas-operativ, por gjendja e tij është shumë e mirë”, tha Sahiti.

Sipas Sahitit, i plagosuri kishte një plumb në kofshën e majtë si dhe një plumb që ka depërtuar tejpërtej.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ende nuk ka arrestuar ndonjë të dyshuar për vrasjen e trefishtë në fshatin Gllogjan të Komunës së Deçanit.

Autobusi që u sulmua po bartte nxënës në relacionin Gjakovë-Deçan.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ende nuk ka arrestime lidhur me këto vrasje.

Sipas Policisë, vrasjet dyshohen se u kryen me armë zjarri të llojit AK-47.

Mbrëmjen e 26 nëntorit, kryeprokurori Blerim Isufaj ka thënë para mediave se hetimet janë duke u zhvilluar në disa pista, porse ende nuk ka ndonjë të dyshuar.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë thirrje që kushdo që ka informata për ngjarjen, të bashkëpunojë me autoritetet, në mënyrë që kryesi i veprës të dalë sa më shpejt para drejtësisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti e kanë cilësuar ngjarjen si “tronditëse” dhe i kanë ftuar organet e rendit që t’i zbulojnë autorët e krimit dhe t’i sjellin para drejtësisë.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se ka ndërprerë vizitën në Shqipëri për shkak të ngjarjes dhe se ka kërkuar nga Policia e Kosovës “angazhim dhe mobilizim maksimal”, në mënyrë që autori i këtij “akti makabër” të arrestohet sa më parë.

Ngjarjen e kanë dënuar edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe partive politike në Kosovë./Botapress.info/.

Tags: Decangllogjanvrasje

Të ngjashme

Aktuale

Kurti krenohet me sorollatjet nëpër SHBA me paratë e shtetit, kjo është shuma që shpenzoi

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Aktuale

Specialja shpallë aktgjykimin e parë

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Aktuale

E dhimbshme: Ky është 17-vjeçari nga Lipjani që vdiq aksidentalisht në pyll

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Aktuale

Sot pritet të votohet për presidentin e ri të Shqipërisë

nga Bota Press
16 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Qeveria e Kosovës sanksionon dy grupet terroriste ISIL dhe Al-Kaeda
  • Martohet Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, kurorëzohen në Santa Barbara
  • Ku është Gazmend Gjonbalaj: A do ta takoj Kurti biznesmenin që premtoi 50 milion euro investime në Kosovë?
  • Vrasja e gruas në Llaushë, aktakuzë ndaj burrit
  • “E rrezikshme zgjerimi i NATO-s, pas periudhës së Luftës së Ftohtë”: Reagon Stoltenberg dhe tregon ç’po ndodh me Ukrainën

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.