[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kjo është e tepërt, në këtë qytet tani njerëzit dalin të ecin krejtësisht të zhveshur (Video)



Ky është momenti kur banorët të një qyteti në West Yorkshire u tronditën kur panë 5 burra të cilët ecnin në qendër të qytetit krejtësisht të zhveshur.

 

 

Gjithë këtë situatë e ka incizuar motoçiklist i cili ishte duke xhiruar rrugën me kamerën e vendosur në të.

Ai duke udhëtuar, papritmas në anën e majtë të rrugës sheh 5 burra krejtësisht të zhveshur, të cilët kishin të vendosur dorën e tyre për t’i mbuluar organet gjenitale. Ata kishin të mbathura vetëm këpucët, përveç njërit i cili mbante në duar këpucët e tij.

Në internet u përhap shpejt kjo video dhe të gjithë të habitur pyesin se çfarë i ka shtyrë që ata të dalin krejtësisht të zhveshur në qendër të qytetit.

Nuk dihet nëse kjo ishte shaka e burrave apo çfarë, mirëpo ajo që dihet është se askush nuk e ka mirëpritur këtë.

Shihni këto pamje dhe shkruani në komente atë që mendoni për këtë gjest të tyre dhe nëse mendoni se a ekzistojnë arsyet që të dilet publikisht zhveshur.