[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kjo është Besiana, vajza nga Drenica e cila iu nënshtrua 15 operacioneve në Japoni



Deputetja e PDK-së Xhevahire Izmaku ka postuar në murin e saj në Facebook një shkrim dhe një fotografi në të cilën shihet ajo me një vajzë nga Drenica, për të cilën ajo ka një histori të vecantë, sa prekëse e të dhimbshme aq edhe optimiste dhe shpresëdhënëse.

Ja postimi i deputetes Izmaku në Facebook

 

Nje histori e dhimbshme me nje fund te lumtur!

Te dashur miq! Kete vajze te bukur qe e shihni ne foto, nuk e njihja as nuk kisha degjuar per te, derisa e takova rastesisht nje dite, ne nje fabrike, duke perkthyer ne gjuhen japoneze! Befasia ishte kur degjoje nje vajze te re kosovare, qe flet aq bukur gjuhen japoneze! Vajza me syte boje qielli quhet Besjana, vije nga nje fshat i Skenderajt, dhe jeta e saj eshte nje skenar i bukur edhe per nje film! As dy vite jete si kishte mbushur, kur flaket e luftes mberthyen trupin e saj te njome dhe me plage te hapura u detyrua te ike per ne Shqiperi bashke me familjen e saj!
Fetyra engjellore u djeg keq dhe prinderit e saj po luftonin per mbijetese fizike, si e gjithe Drenica!
Me plaget ne trup, deri pas perfundimit te luftes, Besjana po rritej bashke me kete dhimbje dhe shenjat e saj! Japonezet kishin mbrrijtur per te ndihmuar popullin tone, te beje nje kulm mbi koke, kur Besjanen e takuan me ftyren e djegur!
Besjana e vogel udhetoi per ne Japoni, ku iu nenshtrua 15 operacioneve, deri sa arriti t’i ktheje konturat e veta te bukura dhe sot t’i kthehet jetes e lumtur, por edhe duke folur nje gjuhe qe nuk eshte e zakonshme per ne, te njihet aq bukur, sic eshte japonishtja!
Besjana keto dite po qendron ne Japoni dhe po ju flet per Kosoven miqeve te saj, por lotet e dhimbjet e saj do te mbesin perjete ne zemrat e familjareve e shpirtin e saj!
Kete postim po e beje me shkas, qe te falenderoj nga zemra popullin japonez, qeverine japoneze, te cilet permes ndihmes qe bene duke rikthyer jeten normale per Besjanen, na dhane te kuptojme shpirtin e madh e human te popullit japonez!
Besjana eshte ftyra jone reale e historise se asaj lufte te tmerrshme, ku Serbia nuk po zgjidhte mjete te na shfaroste si popullate!
Besjana eshte edhe simboli i qendreses e rilindjes sone! Te duam zemer! Te lumte per energjine pozitive qe perhap ngado qe shkon!
Xhevahire Izmaku – Deputete e Kuvendit te Republikes se Kosoves!16388377_10212463810774300_4932812214263587476_n