Komuna e Gjilanit përvjetorin e pavarësisë do ta shënojë me nderim për dëshmorët dhe muzikë.
Sipas agjendës komunale në mëngjesin e 17 shkurtit do të nderohen dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës te varrezat e tyre.
Pastaj për fëmijët do të organizohet një koncert në Sheshin “Agim Ramadani”. Salla e kuvendit komunal në ditën e shënimit të shpalljes së pavarësisë do t’i lihet në dispozicion rinisë për një diskutim rreth sfidave pas pavarësisë.
Për 17 shkurt në Palestrën “Bashkim Selishta” artistët gjilanas do të ndeshen me zyrtarët komunalë në një lojë futbolli.
Në mbrëmje do të jepet një fshaje teatrale dhe do të organizohet koncert pranë teatrit të qytetit.
Aktivitete të ngjashme do të zhvillohen edhe në Prishtinë nga institucionet qendrore dhe komuna.