Një 28-vjeçare shtatzënë nga Vushtrria ka ndërruar jetë pas infektimit me koronavirus. Bëhet fjalë për Liberta Selacin, me profesion grimiere.
Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar doktoresha e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi.
Për ndarjen e saj nga jeta kanë njoftuar edhe familjarët. Ata bëjnë të ditur në rrjetet sociale se varrimi bëhet sot në varrezat e fshatit në prezencë të familjarëve të ngushtë.