Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vetaksident i rëndë në magjistralen Prishtine- Ferizaj. Si pasojë e këtij vetaksidenti një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar.
Gazeta mëson se nga ky vetaksident jetën e ka humbur 18 vjeçarja G.R.
Ende nuk dihen shkaqët që çuan në këtë vetaksident. Në pamjet e siguruara nga “Indeksonline”, shihet se vetura është futur në objektin e KFC./Botapress/