[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kjo ësht dosja e parë e regjimit komunist shqiptar, kundër Musine Kokalari (23 janar 1946)



Në aktakuzën e Gjykatës Ushtarake të regjimit komunist, shkruan se Musine Kokalari 28 vjeç, e bija e Reshatit dhe Anushes, u arrestua në Tiranë më 23 janar të vitit 1946.
Shkrimtarja gjirokastrite e fisme dhe fine, u dënua pse kishte studiuar në Romë, pse bashkëpunoi me dijetarin Mit’hat Frashëri, shef i Ballit Kombëtar, pse themeloi një parti politike me vizion proevropian dhe pse e donte një Shqipëri të lirë e demokratike.
Këto ditë, shteti shqiptar premtoi hapjen e dosjeve të Sigurimit famëkeq. E para do të jetë ajo për Kokalarin.
Pa lustrim të dosjeve, dy shtetet tona nuk do të mëkëmben kurrë. Dyshohet se mijëra sosh në Shqipëri janë zhdukur nga sigurimsat, për të shpëtuar “nderin” e vet dhe familjeve të tyre!
Musine Kokalari gjithë jetën e shkoi në burgje e kampe përqëndrimi. Vdiq në vitin 1983 e harruar nga të gjithë.
Për Musinen dhe mijëra të burgosur tjerë, fajtorë janë vet shqiptarët. Të heshtur e qyqarë, shqiptarët janë edhe sot!
Aktakuza për Musine Kokalarin e cila shihet në foto, u publikua këto ditë nga historiani shqiptar, Kastriot Dervishi.

E pergatiti: Bajram Mjeku

mysine kokollari