[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kjo dyshohet të jetë kamioneta që është përdorur për tentim-grabitjen e parave, ku mbetën dy të plagosur



Një tentim-grabitje e armatosur ka ndodhur këtë të hënë në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, ku mbetën të lënduar dy persona që ishin punëtor të një kompanie të sigurimeve.

Për t’u grabitur ishte tentuar një automjet i cili barte para, të dyshuarit e këtij rasti ishin larguar nga vendi i ngjarjes pasi nuk arritën ta kryejnë veprën në fjalë.

Klan Kosova ka siguruar një fotografi, në të cilën shihet një kamionetë, e cila dyshohet se është mjeti që e përdorën të dyshuarit për tentim-grabitjen.