Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL), e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka dhënë detaje për protestën që pritet të mbahet të shtunën në Prishtinë për siç i konsiderojnë ata, “fyerjet që po bëhen ndaj UÇK’së”.
Me anë të një shkrimi në Facebook, sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku, ka thënë se të shtunën do të ketë aktivitet protestues përmes artit.
“Këtë përvjetor të ditës së çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre”, ka shkruar ai.
Kësisoj, në këtë manifestim, qytetarëve i është bërë thirrje që të shkruajnë “me ju çlirimtarë”.
Më poshtë shkrimi i plotë i tij.