[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kjo deklaratë e Thaçit për Rusinë do të ju shokoj



Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, ka folë për dialogun dhe planet e Serbisë për aneksim të Kosovës, ngjashëm siç ka ndodh n’Ukrainë.

Simbas Presidentit, Serbia po kercënon me destabilizimin e Kosovës.

Po ashtu, Thaçi ka ngritë shqetësimet se Rusia po i armatos serbët në veri, ndërkaq BE po heshtë.

Ja disa nda pyetjet kur ka folur mbi Rusinë.

DW: Sa e fuqishme është influence ruse aktualisht në veri të Kosovës, sepse ditët e fundit ka pasur informacione madje edhe për kapjen e spiunëve rusë atje?

Thaçi: Serbia është duke shfrytëzuar stilin, metodat dhe format ruse sikur në Ukrainë. Dhe atje janë futur edhe rusë, të cilët janë duke bashkëpunuar ngushtë me Beogradin dhe janë duke përgatitur njësi paramilitare, ende pa uniforma, por të armatosur me armë moderne të dorës. Kjo po bëhet direkt nga autoritetet e Beogradit.  Unë e kam ngritur këtë shqetësim edhe në BE dhe heshtja e tyre është shqetësuese. Një vonim i tillë ka ndodhur dikur edhe në Bosnje në vitet 90-të, një heshtje e tillë ka ndodhur edhe në Kroaci dhe Kosovë dhe i kemi parë pasojat. Ndaj BE duhet të kujtojë sjelljet e Beogradit nga kohërat e mëparshme, të cilat nuk dallojnë nga ato të sotmet.

DW: Këto informacione janë nga shërbimet e Kosovës apo dhe shërbime të tjera?

Thaçi: Këto janë informacione të sakta, të vërtetuara dhe të konfirmuara. Këto informaicone i kanë edhe autoritetet evropiane në Kosovë. Ndërsa përveç uniformës së NATO-s në Kosovë, ne çdo uniform tjetër do ta konsiderojmë si pushtuese dhe armiqësore dhe do ta marrë përgjigjen kushtetuese dhe ligjore dhe me forcën e shtetit.