[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kinolli: Personat që vodhën vota nga Iniciativa Qytetare Rome janë njerëz të Vuçiqit



Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka komentuar parregullsitë në vota nga Iniciativa Qytetare Rome, teksa ka thënë se ky subjekt politik është i instrumentalizuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Kinolli, i ftuar në emisionin ‘dPt te Fidani’, ka përmendur dy emrat e themeluesit të kësaj iniciative, teksa vë theksin tek Gëzim Jahiroviç, të cilin e akuzon për shantazh dhe kërcënim.

“Këta njerëz, kjo iniciativë qytetare, e cila është me seli në Graçanicë, është formuar nga dy persona kryesor, njërin ga ta quhet Gazmend Salijoviç, tjetri Gëzim Jahiroviç, nga Mitrovica e Veriut. Jahiroviç ka qenë pjesë e strukturave paralele. I njëjti edhe kërcënon njerëz edhe shantazhin njerëz. Njerëzit kanë qenë të frikësuar dhe të detyruar të votojnë për këtë iniciativë. Ata janë dorë e zgjatur e Serbisë dhe Vuçiqit”, deklaroi ish-përfaqësuesi i komunitetit jo-shumicë në Kuvendin e Kosovës.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në seancat e mbajtura me datat 5, 6, 7 dhe 8 mars 2021, brenda afatit ligjor prej 72 orëve ka vendosur lidhur me 210 apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet të subjekteve politike, kundër Vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

“PRANOHEN pjesërisht te bazuara apelet Anr.736/2021 i datës 05.03.2021, e paraqitura nga subjektet politike Partia Liberale Egjiptiane (PLE), me seli në Pejë, Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) me seli në Lipjan, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) me seli në Prizren, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) me seli në Ferizaj dhe apeli Anr.769/2021 i datës 05.03.2021, i paraqitur nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK), anulohen fletëvotimet që i përkasin subjektit politik Romani Iniciativa”, u tha në njoftim.