Qindra mijëra njerëz në Kinë janë evakuuar në disa provinca jugore dhe lindore pas shirave të pandërprerë që shkaktuan përmbytje si dhe rrëshqitje të dheut.
Këto përmbytjet kanë arritur nivelin më të lartë në 50 vitet e fundit, raporton BBC, transmeton Express.
Videot në mediat shtetërore tregojnë makina duke u mbytur nëpër rrugë dhe njerëzit duke u shpëtuar me litarë nëpër lumenj.
Banorët e komuniteteve që jetojnë përgjatë brigjeve të lumenjve dhe në lagjet e ulëta u është kërkuar të lëvizin në toka më të larta. /Botapress.info/