[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kina paralajmëron se në çdo moment mund të ndodhë ndonjë konflikt i ri në gadishullin korean



Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, u ka bërë thirrje sot të gjitha palëve që t’i ulin tensionet mes Koresë së Veriut dhe Jugut dhe të punojnë drejt gjetjes së një zgjidhjeje paqësore në rajon.

 

“Detyra më urgjente për momentin është rikthimi në tavolinën e bisedimeve dhe të gjitha palët e përfshira në konflikt duhet të marrin pjesë,” ka thënë Yi, transmeton Express.

Ai i ka bërë këto komente pas një takimi me homologun e vet gjerman në Berlin.

 

“Siguria dhe stabiliteti janë goxha të brishta dhe ekziston një rrezik i madh se një konflikt i ri apo incident mund të ndodhë në çdo kohë,” ka thënë ai.