[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kina mohon se u ka kërkuar diplomatëve amerikanë test nga zorra e trashë



 

Ministria e Jashtme e Kinës të enjten mohoi se nga diplomatët amerikanë është kërkuar që të marrin mostra nga zorra e trashë për ta bërë testin për Covid-19, pas raportimeve të medieve se disa diplomatë kanë ankuar për këtë procedurë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, tha: “Sipas dijenisë sime, Kina kurrë nuk ka kërkuar nga stafi diplomatik i ShBA-së në Kinë që të bëjnë test përmes zorrës së trashë.”

Uashingtoni u ankua se kjo procedurë është jodinjitoze dhe i tha stafit që ta refuzojë testin, nëse i kërkohet një gjë e tillë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Një burim amerikan i tha revistës Vice: “Departamenti i Shtetit kurrë nuk është pajtuar për këtë lloj testimi dhe protestoi drejtpërdrejt te Ministria e Punëve të Jashtme (e Kinës), kur mori vesh se një pjesë e stafit është përfshirë në këtë.”

Muajin e kaluar, Li Tongzeng, mjek i sëmundjeve të organeve të frymëmarrjes në Pekin, i tha televizionit shtetëror se përdorimi i testit anal është më i saktë, sepse mostra në jashtëqitje mund të vërehet për kohë më të gjatë sesa mostra e marrë nga trakti respirator./Botapress/