– Më dëshpëruesja, që tregon për letargjinë e shqiptarëve është….që askush as që ka kërkuar t’i rritet rroga.
– E që Albin Kurti i rritë rrogat para zgjedhjeve, është normale.
Veç një kritizer, që kritikon edhe për gjëra trivilale, do të thoshte ndryshe.
– Por, është amatorizëm që Albin Kurti kujton se do të mund t’i ‘blejë’ fukarenjtë kaq lirë.
– Deri tani votuesit i ka pasur falas, por pasi që tash e di se nuk do ti falen më, i konsideron ‘të shitur’, prandaj mendon se i ‘blen’.
– Ky është talenti i një tregtari që të blen me paratë e tua.
– S’ka dert.
Albin Kurti nuk është i vetmi ‘blerës’….të gjithë janë të interesuar të na ‘blejnë’, me paratë tona.
– Deri tani, vetëm oferta e Abdixhikut po shkëlqen.
Tha se do t’i rris pagat në sekondat e parë të qeverisjes.
– Votuesi shqiptar nuk është më i njëjti i para katër viteve, sepse tash është egoist, domethënë i mençur.
– Nuk do të ishin maturuar kaq shpejt shqiptarët, por ndodhi kjo sepse Albin Kurti as nuk e tha atë që e bëri, as nuk e bëri atë që e tha.
– E mashtroi edhe veten.
Që do të thotë se edhe shpirti i tij bën dava (ankohet) në të.
– Albin Kurti ishte zhgënjimi më i madh në historinë e shtetit të Kosovës, sepse nga ai është pritur më së shumti.
– Koha dëshmoi shpejt se Albin Kurti është mbivlerësuar.
Ka udhëhequr si një nxënës që di çdo gjë ngapak, por asnjë gjë nuk e di mjaftueshëm.
– Katër vitet e Albin Kurtit në pushtet ishin dështim i papritur, por shumë i njohur për neve, ”Asgjë e Re nën këtë Diell’!
Jemi mësuar me qeveri që vjedhin, që e thellojnë padijen dhe varfërinë.
– Ne s’jemi mësuar mirë.
– Para katër viteve ka qenë e pabesueshme që Albin Kurti do ta toleronte hajninë e ministrave të tij dhe krimin e organizuar!
– Meqenëse është pritur shumë nga Albin Kurti, zhgënjimi me të dhe ftohja nga ai është më i madh dhe më i shpejt se nga të tjerët.
– Ata të tjerët para tij i ka mbajtur një ‘inferioritet’ ndaj dijës dhe përvojës, e Albin Kurtin e ka ulur mendjemadhësia e tij.
– Me Albin Kurtin, as nuk ka pasur barazi, as nuk ka pasur drejtësi për shqiptarët.
– Serbët janë kënaqur, kanë marrë rroga pa punuar.
Deputetët serbë, me kërkesën e Albin Kurtit, kanë vendosur që veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës të mbesin pa paga, por për vete kanë marrë paga pa shkuar në Kuvend.
– Glauk Hasa asnjëherë nuk është ankuar.
– Përveç kundër veteranëve, deputetët serbë kanë shkuar në Kuvend edhe kur e kanë votuar Presidenten…
– Me Albin Kurtin, Kosova u bë një Organizatë joqeveritare antiinstitucionale, luftënxitëse, provokatore, konfliktuoze, primitive, e izoluar, me sanksione dhe e qortuar anë e katër anë.
– Ministrat i pasuroi, popullin e varfëroi! – Tregtarët e vegjël dhe klasën e mesme i shkatërroi!
– ‘Intelektualët’ – i gjeti dhe i la fjetur, studentë asnjëherë – askund, ‘artistëve mediokër’ ua mbushi gushën, opozita heshti pa pushim.
– Përveç katër – pesë gazetarë e opinionistë…!
– Nëse krejt kanë heshtur, kush pra e pruri në këtë gjendje Albin Kurtin?
– Për ironi, gratë.
E shkatërruan gratë.
E shkatërroi: Mimoza, Dejona, Albulena, Donika, Rozeta…
se sa për të tjerët që ia kanë zënë rrugën, ai do të ‘fluturonte’!
– Pra, anën e errët të Albin Kurtit e zbuluan, sidomos, Mimoza Kusari dhe Dejona Mihali.
E, a me kordinim, a pa kordinim – tash për tash, nuk e di.
P.S. Më vjen keq!