Njihet si një nga opinionistet më të pavarura në Kosovë. Ka kritikuar Thacin, PAN-in, pothuaja të gjitha partitë dhe liderët politikë të Kosovës, ndërsa në këto vitet e fundit ka qenë tepër e ashpër me Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij. Nuk ka kursyer fjalë kundër Kurtit dhe ministrave të tij, shkruan Botapress.
Por duket se për një moment KREJT e DREJT në Vetëvendosje. Ka mjaftuar një manifestim kulturor të organizuar nga Ministria e Kulturës që Kimete Berisha, t’i harroje të gjitha, të bëjë një foto me Kurtin dhe Ministrin Ceku dhe t’u thotë atyre “Më falni” sic i kërkoi falje xhelatit, mbretëresha e fundit franceze, Maria Antoneta: “Më fal!”
Ja postimi i Kimete Berishës në Facebook:
Pas 27 vitesh….
Ajo që më së shumti më magjeps në punën time është që “Askush s’ hidhërohet nga shkrimet e mia”.
– Në fillim kam menduar që s’hidhërohen sepse s’më marrin seriozisht, e tash vonë e kam kuptuar se nuk hidhërohen pikërisht pse më marrin seriozisht.
Një shkrimtar i ndjerë më ka pas thënë:
– “Shkrimi që më së shumti më ka pëlqyer në jetë është shkrimi që e ke shkruar kundër meje”.
Titulli i atij shkrimi është “Nëna që më deshi pak”.
– Kurrë shkrimin nuk e kam shfrytëzuar për hakmarrje, se të ishte ashtu do të dija të shkretëroja shumë rëndë….
Prandaj, sa herë kam gabuar, kam gabuar sherri i idealeve…!
E sot, a jam idealiste?
Jo. Jam realiste, ama më e lumtur…
P.S. Kur Maria Antonetën e çuan në gijotinë, pahiri ia shkeli këmbën xhelatit.
Dhe Maria Antoneta i tha xhelatit: “Më fal”!
– Më së zori është të jesh i mirë.
26 Dhjetor 2024