Këqyrja buzët çka ju paska kovat, dhe e kupton se ku i ka çu paret e naftës: në shpritza.
– Punëtorët po rrëzohen nga ndërtesat në vendin e punës
(nuk i kanë veshjet e duhura; nuk kanë sigurim shëndetësor as hiç asgjë krye shpirti);
– mjekët po ikin nga Kosova
(20 mjekë janë larguar veç në janar 2022);
– punëtorët në sektorin privat trajtohen si skllevër, punojnë 14 orë në ditë, të privuar nga të drejtat elementare;
– Kosova është parajsë për skllavopronarët dhe tregtarët kriminelë në sektorin privat;
– infermierëve u shkon paga në ushqim, nuk u paguhet meditja; punojnë 12 orë dhe nuk i bën kush hesap për njerëz;
– i mbush 40 vjet e nuk gjen punë;
kur gjen punë – eksploatohesh për një social që e quajnë rrogë;
– i shikon deputetët kah i fryjnë buzët, kerret dhe xhepat me taksat tona;
– Presidentja sillet si superfuqi botërore, flet pēr probleme planetare dhe ia përshkruan NATO-s detyrat e punës;
– Kryeministri i trajton shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë;
(e serbët i trajton si popull hyjnor),
serbët jetojnë ‘falas’ me paret e shqiptarëve;
– Rrogat e vogla. Shtrenjtë.
Bujqit janë lënë të vetmuar.
Një thes pleh që ka kushtuar 8 euro – tash kushton 25 euro.
Kjo bëhet për t’i lënë shqiptarët tokat shkret e për të blerë miell të krimbur të Serbisë antishqiptare;
Kjo politikë nga qeveria Kurti bëhet për ta zbrazur Kosovën nga shqiptarët.
Vuajtje që nuk mbaron kurrë.
– Kur punoja gazetare me honorare në një gazetë, ju betohem në Zot, për çdo muaj detyrohesha të shtirem sikur e kam nanën n’spital, se shans nuk kishte ndryshe t’i nxjerrja paret e mia.
Nana e ka ditur se e ‘shfrytëzoj’ dhe e paraqes të ‘sëmurë’ ‘për pare’ dhe kurrë s’më ka thënë ‘po ma ndjell’!
– Shumë kemi heq n’këtë dynja, plus çka kemi pa provuar…
Të kishim bile dashuri…ishim mashtru me të…