Nëse ka ardhur puna deri aty, sa që publikisht t’i shkruash letër Presidentit Biden, dhe t’i tregosh atij se çfarë duhet të bëjë Ai me Kosovën, atëherë, na paska marr lumi!
Letra zyrtare është tregues i njē distance të madhe mes dërguesit dhe marrësit të letrës.
Është Ambasada Amerikane në Prishtinë, ku mund t’i adresosh kërkesat e t’ua, pa pasur nevojë t’i tregosh ‘rivalit’ tënd Putinit (dhe Serbisë), se nuk i ke punët ‘mirë’ me Amerikën.
Kur Presidentit amerikan i drejtohesh për ndihmë publikisht dhe hapur, jep mesazh të qartë se ‘s’ta ka çel telefonin’, dhe se e ke të mbyllur derën në Ambasadës Amerikane.
Letra zyrtare vjen e fundit.
Një vend të mjerë si Kosova, e ruan misterioziteti, mençuria, urtësia dhe heshtja…Tjetër mundësi nuk ka.
Nëse Osmanit do t’i kujtohej se është Presidentja e popullit më të varfër, më të rrezikuar, më të paarmatosur, më të paemancipuar dhe më të izoluar në Evropë, do të kishte zbritur në tokë.
Kjo grua është kaq patetike!
Prindoni e bën të duket edhe qesharake!
P.S. Në emër të shteteve të Ballkanit, Presidentja Osmani e këshilloi Presidentin Biden; ‘Mos me harru Ballkanin’, demek Presidenti ‘senil’, rrezik harron që ekziston Ballkani, prandaj kjo i rri gati memories së tij.
Kjo, Bideni, Putini, Britania dhe NATO!