• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kimete Berisha: Nëse e shes bistekun , do ia blej të dashurit tim një allti

nga Bota Press
23 Tetor, 2022
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Emrin mos ma përmend!
Flokët e mia janë të gjata
Mund t’i bëj litar e të varem me to
Lëkura ime është e fortë, e bishës
në fytyrën time nuk është shkruar asnjë kujtim.
As mes vetullave nuk ka një urë që m’i lidh vuajtjet
këto vuajtjet e mia
të shkapërderdhura
që me njëra-tjetrën nuk janë takuar kurrë
Unë nuk mendoj
Sa herë dua bëhem flutur
që kurrë nuk flé
Në gjumë përqafoj e qaj
për njerëz që s’i njoh
Emri im është Kimete
Gjyshi im e ka parë një Kimete të bukur në një zyre të komunës së Mitrovicës
Ata kanë vdekur
Unë nuk kam fëmijë.
Unë jam ndjenjë
Flokët e mia nuk bien në vjeshtë
Nganjëherë janë të rralla
Si yjet që rrinë larg nga njëri-tjetri,
dhe veç kur bien – bëhen bashkë
Lëkura ime është e zbehur
Se shpirtin te hunda ma ke pru’
Menjëherë do të kisha vdekur
Por kam frikë mos vdekja nuk ekziston
dhe padashur zgjohesh në një jetë tjetër
Se është një peshk për të cilin vdekja nuk ekziston
me miliona vjet në oqean e lyp vdekjen që s’e gjen
Unë jam e butë,
di të nënshtrohem pa u hetuar
Kush je Ti që s’më dashuron
Plotësoma dëshirën më të madhe që kam:
Emrin mos ma përmend.
Unë kam mbijetuar
sepse vrasësi im gjithmonë dashurohet në mua
S’kam dashnor
as shoqe nuk kam
E kam pasur një shok
Ka vdekur.
Nuk e kam parë të vdekur.
Ndoshta ka vdekur
ai mendonte se e kanë vrarë
Një herë në natë, një djalë deshi ta vriste,
U hyra në mes.
S’di pse u hyra në mes
E luta vrasësin, mos e vrit se ditën ta paguaj,
E pagova.
Edhe një herë tjetër ka ndodhur,
para luftës,
një tjetër vrasës priste para derës së redaksisë
U nguta e para, vrasësit i dola përpara
S’di pse i dola vrasësit përpara
Më shikoi në sy dhe u largua.
S’di çka kam kujtuar?
A do të isha shoqe e mirë në një jetë tjetër?
Mua sot nuk më kujtohet fytyra e tij.
Më duket e ka pasur në faqe një nishan.
Mua nuk më kujtohet pse e kam pasur shok!
A do të kisha hyrë në mes tij dhe vrasësit të tij përsëri, sot?
Zot.
Jo.
E pse pra e kam pasur shok?
Nëse e kam dashur pse e kam harruar.
Unë kam dënesur gjithmonë kur ka perenduar Dielli.
Kur isha vajzë e vogël Dielli ishte i dashuri im, për të cilin qaja çdo natë kur më linte.
– Unë e di se një fëmijë u dëgjua duke qarë në barkun e nanës para se të lindte.
– E di se një grua nuk e pranonte dheu brenda.
– Dhe një burrë qante me sa zë që kishte, ushëtinte mali, derisa e shikonte tinëz të dashurën që e kishte mbajtur të fshehur – t’ia shtinin në dhé.
Dashuria është shpikje letrare.
Emrin mos ma përmend.
Shpinën e kam të lëmuar, nuk më shihet asnjë asht.
Kuzhina ime është e vogël,
sa e kukullave,
nuk i zë dy të uritur
nuk di ta përshkruaj se sa e lumtur jam
lumturi do të thotë: një ndjenjë flladi që të pushton papritur
Unë tranohem për Ty
Flokët e mia janë të gjata
nëse i shes për bistek
do t’ia blej të dashurit tim një allti
Se unë,
se sherri im ai nuk është i lumtur.
Unë jam e pafajshme
i kam sytë e shkruar
Të thellë
më lexojnë 2 milion shqiptarë
flé vetëm
Turpërohem që shkruaj për politikë.
Kam parë burra duke qarë.
Ata qajnë më bukur se ne.
Mua më pëlqen t’i shikoj duke vallëzuar.
Unë e kam belin e hollë
Nuk më zihet vendi – vend
Kush më bën të qesh,
më lidh,
me zingjir
Unë s’di çka të bëj.
Çizme nuk kam.
S’mund të vuaj më gjatë se 2 minuta.
Nuk kam pallto të kuqe.
As kohë nuk kam.
P.S. Kur u çova në 5-së të mëngjesit, dikush kishte provuar ta thyej paswordin e blogut tim.
Unë jam e pasur.
Dikush s’ka fjetur gjithë natën për të vjedhur fjalët e mia që nuk janë shkruar eshtra për të thyer.
Në dritare Hëna e Re dhe…
Stingu që këndon ‘Mad about you’!
Çfarë gjuhe anglishtja:
Mad at you (I zemëruar në Ty)
Mad about You (Çmendem për Ty).
Një guri u rrokullis nga Jerusalemi dhe ra në oborrin tim.
Unë u përgjigja: Abrahami është babai im.
Nuk e kuptoj pse doni të më vrisni.
Unë ua thashë të vërtetën.
Shtëpi nuk kam.
Kopsht nuk kam.
Burrë nuk kam.
Fëmijë nuk kam.
Pare nuk kam.
(këmbët, po, seksi janë).

Tags: bistekudashniaFloketKimete Berisha

Të ngjashme

Kosovë

Kurti për dakordimin në Ohër: Marrëveshja nuk është e shkëlqyeshme

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Lajme

Emrat: I morën jetën njëri-tjetrit, këta janë dy personat që mbetën të vrarë

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Lajme

Gjykimi për huliganizëm në protestën e 2013-ës, anëtari i Vetëvendosjes nuk i bindet gjykatësit

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Kosovë

Hoti kritikon qeverinë për procesin e përzgjedhjes së guvernatorit të BQK-së

nga Bota Press
29 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Kurti për dakordimin në Ohër: Marrëveshja nuk është e shkëlqyeshme
  • Emrat: I morën jetën njëri-tjetrit, këta janë dy personat që mbetën të vrarë
  • Gjykimi për huliganizëm në protestën e 2013-ës, anëtari i Vetëvendosjes nuk i bindet gjykatësit
  • Hoti kritikon qeverinë për procesin e përzgjedhjes së guvernatorit të BQK-së
  • Skena politike në ethe, vendimi i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.