Ditari i Kosovës: Të dua, shumë – shumë!
1. Sa e mirë logo-ja për 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës:
edhe ta heq mallin e atyre varëseve të drunjta nëpër oda, ku të parët tanë i varnin çantat, çadrat dhe plisat, por edhe ngërthen në vete mesazhin e koduar se si para 25 vjetëve nuk u çlirua Kosova, por Shqipëria.
– Ngjyrat kuq e zi, shqiponja dykrenare, në logo, thuaji shpirtit dil, ama agjentët e UDB-ës dhe pasardhësit e atyre që i kanë rrahur shqiptarët ku i kanë parë të veshur kuq e zi – Albini (sikur të gjithë kryeministrat para tij) i ka këshilltarë dhe i ka në qeveri.
– Është logo e rrejshme, si një copë e prerë nga një çilim i vjetër.
Më 12 Qershor 1999 u çlirua Kosova dhe në atë logo, është dashur të
jenë veç NATO dhe UÇK-ja.
– Hiqni çilimat se, për besë, nuk ndjejmë asgjë kur i shohim, përveç erë myku.
Kjo logo është një rrenë folklorike.
– Pëllumbi i bardhë në logo je ti kryeministër (dhe Rugova), se ju keni qenë për paqe…
se lufta, sa e ndjeshme, nuk e prek armën më dorë, se i kam duart e lëmuara, jam poet, …arma, e hollë e gjatë, e ftohtë, ma vret muzën,
xhixha – buba.
2. Me logon nuk ia ka qëlluar, ama kur tha se Prokuroria e Kosovës ka dështuar komplet, Albin Kurti e tha të vërtetën më tragjike që i ka ndodhur shqiponjës dhe pëllumbit të bardhë.
– Asnjë kriminel i luftës nuk u ndjek nga Prokuroiria e Kosovës, e cila, si të them, bëri një gjenocid mbi gjenocidin.
– Pra, Prokuroria e Kosovës bëri çfarë s’ka ndodhur në histori, me heshtje dhe me mospunë (sigurisht me pagesë) e ka zhdukur të vërtetën mbi krimet dhe masakrat e shtetit serb mbi popullin shqiptar, duke e vrarë Kosovën për së dyti.
– Porkuroria ka bërë gjenocid mbi të vërtetën.
– Për mua, luftë dhe masakër më e tmerrshme është lufta e Prokurorisë së Kosovës për të fshehur dhe heshtur masakrat dhe gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve.
– Prokuroria, Drejtësia e Kosovës, e ka vrarë të vërtetën, dhe i ka ndihmuar Serbisë në fshehjen e krimeve.
– Mos më trego mua.
Kësaj Drejtësie duhet t’i vëhet dryri.
Kjo Drejtësi duhet të jap përgjegjësi.
– Shqiptarët nuk ndajnë Drejtësi,
Drejtësia duhet të importohet dhe të vendoset diku ku askush nuk e di gjuhën shqipe.
– Prokuroria dhe Gjyqësia e Kosovës janë dështimi më i madh që mund të imagjinohet.
Nga krimet e tyre, çelet toka me varre.
– Prandaj, Albin Kurti e tha të vërtetën, i pari.
Si mund të ketë shtet pa Drejtësi!
Sistemi i Drejtësisë është mafioz dhe antishqiptar.
3. E Glauk Konjufca i paguan deputetët serbë, pa shkuar në seanca…300 mijë euro ua ka dhënë për 1 vjet Glauku, ndërsa për neve shqiptarëve rezervon ‘vica’ të vjedhur me hasën e me hysën.
4. Veç Mitrovica po jep mesazhe shprese.
Në një shkollë në Mitrovicë kishin hyrë ‘policia civile’ dhe nxënësve u kishin gjetë drogë, cigare dhe boksa hekuri :
– Polici civil – nxënësit: Çka po të duhen këto?
– Nxënësi: Heshtje çasti!
– Polici: Shkllap – shkllup…
– Kush i ka parë, më tha një drejtor, ju ka flladit zemra!
– Shkollat janë bërë ‘parajsa të
gangsterëve’ e më së shumti vajzat janë çartur.
– Në një shkollë të Fushë-Kosovës 17 vajza janë vetëlënduar në duar e në këmbë, të ndikuara nga një lojë e Tik-Tok-ut.
– Ministresha e Arsimit merret me llokne, se gjakovarët janë ekonomiste ende i ruajnë lloknet që zihen në tenxhere.
– Amerika i tutët Tik-Tok-ut e do ta ndalojë Bideni, e Kosova sallamadi, me një Lojë na pushton kush do.
– Ministresha e Arsimit i ka shndërruar shkollat në drog-hane dhe në cigarhane.
– Ndërsa Big Brother e ka bërë reklamën më të madhe të cigareve elektrike, e ka bërë modë cigaren, duke e joshur rininë, një cigare e pinë krejt klasa, s’guxon kush t’u thotë: Mos!
5. Anarki.
Paramendoje sikur Kosova të ishte e pavarur edhe nga KFOR-i dhe nga bashkësia ndërkombëtare!
– A mund ta imagjinoni ju të ardhmën e një shteti ku në shkolla drogohen nxënësit!
– E shihni se si pjesëtarë të FSK-së vazhdimisht po zbulohen në krime të ndryshme.
– Pra, ky shtet është i dështuar komplet! Janë pushtuar shkollat (i ka mbuluar tymi i drogës e duhanit),
Shëndetësinë e kanë bërë kasaphane dhe Drejtësia u shërben kriminelëve dhe fshehjes së krimeve.
6. E çka ka mbetur këtu për ta marrë shembull për të mirë!
– Ma jepni veç një shembull të mirë.
7. Për shkak të Vjosës, përkohësisht jam me Albinin (siç ju kam njoftuar me kohë), dhe normal jam duke e kërkuar mos po e gjej një kryeministër më të mirë se Albini.
Mua edhe ashtu veç vetja më duket e mirë, por megjithatë provova mos helbete më pëlqen Bedri Hamza.
– Kur Bedri Hamza tha do t’i rris rrogat shumë shumë – u gëzova shumë, por gëzimin ma prishi humori se qesha me shprehjen ‘shumë-shumë’.
– Ekonomisti që i rritë rrogat me ‘shumë-shumë’.
Rrogat që rriten në mënyrë të pacaktuar – shumëëëë.
– Janë disa njerëz që janë veç për muhabet e llafe (të kënaqin, ta bëjnë bardhë), janë disa (si Bedriu) që veç heshtja ju kryen punë.
– Mos fol, vëllai im, se veç duke heshtur ndoshta mund të bëhesh kryeministër. –
Duke folur ti, fiton Albini.
P.S. 30 Maj 2024.
Duke u kthyer nga puna, po mendoja për disa kujtime (si për disa thi), dhe në luftë e sipër kundër kujtimeve po mundohesha që ta gjejë mënyrën më të lehtë t’i fshijë nga koka, sepse e di se neve na bën fatkqinjë veç e kaluara…
– Betohem, nuk keni rrenë, një grua e re me një vajzë të vogël përdore, ma ndërpreu mendimin për kujtimet:
Ajo: Kimete?
Unë: Po.
Ajo: Veç deshta me të thënë se jam fansja e jote!
Unë: Faleminderit! Si e pate emrin!
Ajo: Kujtesa!
– Uh Kimete, duke luftuar me Kujtesën, u takove me Kujtesën!
Çka domethënë kjo?
Kjo domethënë, lëre se s’ka shpëtim…
S’ke kah ikë, oj zemër.
Se veç mos të zënça.
Faleminderit për përkrahjen.
– Ju dua shumë-shumë!