1. Në kulmin e fushatës ‘Duaje tënden’, për ironi, Kryeministrit i ndodhi dashuria me ‘të huajën’!
– Populli i prapambetur u nervozua shumë, në treg nuk flitej për gjë tjetër, qysh bre, na preu n’besë, por, u pajtuan shpejt me fatin e Kryeministrit, i cili atëbotë e zhvillonte një luftë të fuqishme kundër ushqimeve ‘të huaja’!
– Sepse, më shumë ç’kombëtarizohesh nëse e konsumon ushqimin ‘e huaj’ sesa nëse dashurohesh në ‘të huajin’!
– Padyshim që Kryeministri e ka pasur ‘mirë’, se, pa ushqim nuk bën, e pa dashuri, thonë që bën!
2. E shoqja e Kryeministrit është misterioze.
Është absolutisht e shkëputur nga realiteti i Kosovës.
– Ajo sillet si një ‘shtet’ që nuk e ka pranuar shtetin e Kosovës.
– Është aq indiferente, sa që nuk ka dënjuar një herë të vetme, të dënojë së paku vrasjen e grave shqiptare e dhunën në familje, apo ta thotë një fjalë goje për Tetë Marsin e grave shqiptare.
– Indiferenca e saj nuk është e natyrshme, as nuk mund të interpretohet sikur nuk do të ‘përzihet’, sepse ajo e konsideron veten ‘intelektuale’.
– E shoqja e Kryeministtit ndjehet superiore ndaj shqiptarëve, prandaj librin e saj e ka botuar dhe promovuar serbisht në Beograd, sepse lexues shqiptarë nuk ka parë, ndoshta me të drejtë.
3. Pasi që është si ‘jashtëtokësore’ për popullin shqiptar të Kosovës, më të cilin nuk e lidh asgjë, e asnjë fjalë e vetme, mirë që i doli fjala që bile jeton në Beograd.
– Më mirë në Beograd se sa ‘Mars’, më mirë të jesh ‘ajo që je’, se sa të jesh e çuditshme, misterioze, indiferente, e ftohtë dhe e largët, që do të thotë ‘e frikshme’!
4. Nuk është faji i Kryeministrit nëse e shoqja i ‘jeton’ në Beograd!
Se, as nuk të pyet kush n’ditë
t’sotit!
– Kush e ka provuar ‘platoniken’, e kupton se në çastin që del nga shtëpia, ti gjithmonë je larg.
– Mos të shkoftë mendja e keqe, se ti lirisht mund të shkosh e të kthehesh nga Beogradi brenda ditës, e as që e heton kush.
5. Shqiptarët e lashtë e kanë pasur zakon të kujtojnë se nëse jeton dy javë ndaras me të shoqen, duhet të martohesh prej s’fillimit me të.
– S’di gjë për këtë rast, veç e di se largësia është ilaç, e bën dashurinë festive, e jo prozaike siç është në të vërtetë.
– Më kanë treguar se kur Kadare vinte në Prishtinë, gjithmonë i kërkonte dy dhoma hoteli ballë për ballë me të shoqen.
– Mirë ka vepruar…si Bllejk Keringtoni në ‘Dinasti’!
Bllejku nuk është i vetmi, ka shumë kolegë politikanë që të shoqet i kanë nëpër Evropë, dhe rrallë shihen, gati kurrë.
Punë për ta!
6. Në kohën kur Kryeministri i akuzon krejt gazetarët shqiptarë si të paguar nga Aleksandër Vuçiq, një gazetar serb i Kosovës i tregoi atij se e shoqja i jeton në Beograd…A ke dëgjuar!
– Pse jo! Është normale të jetosh e të punosh në Beograd, por ende s’dihet a është normale ta kesh një banesë që kushton 400 mijë Euro, siç e ka e shoqja e Kryeministrit, i cili jeton falas në shtëpi të huaj!
Pse nuk ia blen një shtëpi!
P.S. I kërleshur dhe i veshur me pallto ‘stalinka’, Kryeministri, i drejtoi dylbitë në kufirin me Serbinë, dhe çka me pa, ‘Leptiri’ i veshur si Babadimër.
Kush është vëlla ‘Leptiri’?
– Nuk e di.
Para disa muajve, në një show të njohur televiziv, që më la ‘pa mend’, nga dy shqiptarë (ish punonjës të UDB-së), u shpalos një ‘dokument zyrtar i UDB-së’, ku Kryeministri u përmend aty me do prirje ‘të tjera’…!
– Dhe, e përmendën njëfarë udbashi me nofkën ‘Leptiri’, me të cilin paska pas debatuar Kryeministri për realizmin magjik dhe kundër bandave katundare të UÇK-së.
– Serbët gënjejnë, po, si krejt njerëzit, por e vërteta nuk është pronë e shqiptarëve, as e askujt!
Edhe armiku më i madh, që ka gënjyer tërë jetën, mund ta thotë të vërtetën!
‘Something is rotten in the state of Denmark’
Hamlet / Act 1 / Scene 4.
– Diçka nuk është në rregull!