• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Kimete Berisha: Dalldia patriotike e shqiptarëve me policinë e Kosovës dhe serbët që marrin rroga nga qeveria Kurti, pa punuar fare!

nga Bota Press
23 Shtator, 2021
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

 

 

Veç edhe nga një ‘nuse’ mangut!
Mashallah!
Mish po, pije energjike po, kingja e muzikë live ju keni premtu, plus po i bëni të ndjehen si heronj, pa qenë ata hiç heronj.
Dalldia patriotike e shqiptarëve me policinë është interesante!
Policia janë të punësuar, atë punë kanë, për atë punë paguhen, nuk kanë shkuar atje vullnetarisht me duar në xhepa për t’u flijuar për Veriun e Kosovës.
Veriun e Kosovës e kanë lënë shkret shqiptarët, na kanë përzënë serbët, (qeveria serbe i ka blerë pronat e shqiptarëve).
Pse s’tregoni drejt!
Dhe ata serbë që na kanë përzënë (pasi kanë vrarë e masakruar shqiptarë), marrin rroga nga qeveria Kurti, pa punuar fare!
Politikanët shqiptarë ‘mahallën e boshnjakëve’ e quajnë Veriu i Kosovës. Mashtrojnë.
Në ‘mahallën e boshnjakëve’ është ndërtesa legale e zyrës ilegale të qeverisë serbe me mbishkrimin e madh ‘Republika e Serbisë’!
Përballë saj pinë patriotat shqiptarë kafe dhe blejnë ilaçe nga serbët, dhe nuk tuten!
Por as nuk u pengon institucioni i qeverisë serbe, zyra e Serbisë për Kosovën!
Nuk është patriotizëm me ru një rrugë të Kosovës me arnë sa krahu, nëse mendon se Veriu është i Kosovës!
Është patriotizëm, por jo bash-bash patriotizëm burimor. Është detyrë e policit!
Fiks-idetë e shqiptarëve për patriotizmin janë
fallse dhe gjithmonë lidhen me alltia!
Nuk është atraktive për shembull nëse u çon ilaçe falas pacientëve me Covid-19, të cilët po e ndërpresin shërimin se s’kanë pare!
Veç nëse pacienti mban allti n’shokë, po, bëhet atraktiv.
Një ditë, derisa po bleja diçka, e kisha telefonin në dorë, pritova me çel çantën (se çanta e vogël, e mbaj veç për kurum), dhe pa një pa dy, shpejt si rrufe e futa telefonin nën hellanka në bel!
Shitësi më kishte parë dhe duke qeshur më tha: ‘unë kishe allti valla’!
Diqysh menjëherë u duka simpatike.
Krejt tjetër tretman ta japin kur mendojnë se je i alltijave.
Shqiptari më përpara ta drejton alltinë sesa që ta jep një buzëqeshje!
Se alltia dhe trimëria shkojnë bashkë!
Ama unë ia pranoj për trimëri veç atij që s’ka allti dhe duarthatë u hyn ‘belave’!
Kështu diçka, si unë, e vetme ‘kundër’ të gjithëve, derisa t’më zë naj taksirat diku.
Pa pare, pa shokë, pa ëndrra…fikall vetëm!
Se po dal pak prej teme.
Unë lutem, por lutjet e mia nuk pranohen nga Zoti. Nuk e di pse. Jam e pafajshme. Herën e fundit jam lutur aq shumë sa m’u ka dukur se ka lëvizur shtrati nga vendi. Por, ende asnjë reagim nga lart!
Ku mbeta!
Po.
Pra, nuk është patriotizëm joshës për shqiptarët që të ngritemi në këmbë për ta ballafaquar Arben Vitinë me Drejtësinë, për krimet e tij në luftën kundër pandemisë.
Arben Vitia e ka shtruar lëndinën me varreza!
E ka mashtruar popullin se ka marrë fund pandemia, në kulmin e pandemisë!
Qeveria Kurti e ka shfrytëzuar pandeminë (duke e rrezikuar shëndetin publik) dhe tash po e shfrytëzon policinë (duke rrezikuar trazira), thjesht për fushatë!!
Dita e katërt në Veri po e zbulon se Albin Kurti në njëren anë dhe Aleksander Vuçiqi në anën tjetër janë në hall për vota, dhe Veriu i Kosovës gjithmonë është ‘fabrikë’ për prodhimin e votave!
Shoë ishte i bukur në fillim, derisa u bë fyell krejt, me reklama e foto banale u zhvesh nga vlerat dhe nga vezullimat që e mbulonin!
Kam lexuar se për ta mbrojtur fermën nga shqiponjat, duhet të varësh përreth saj objekte që vezullojnë, sepse shqiponjës ia vrasin syrin objektet që shkëlqejnë, si: CD-ja, folia e aluminit, etj.
P.S. Ndërkohë, sot në Oslo në Teatrin e Rrugës jepet shfaqja ‘Dagen ingenting’ – ‘Nothing Day’!

Tags: Kimete BerishaPolicia e Kosoves. Qeveria Kurti

Të ngjashme

Opinione

Arben Kurteshi: „Madhësia e suksesit përcaktohet nga madhësia e besimit në sukses!”

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Lajme

Djegia e veturave në veri, reagon edhe Von Cramon

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Kosovë

Mustafa i LDK-së: Për dy vitet e qeverisë Kurti, qytetarëve vetëm faturat u janë rritur

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Kosovë

Rikthehen reshjet e shiut, si pritet të jetë moti në fundjavë

nga Bota Press
31 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Arben Kurteshi: „Madhësia e suksesit përcaktohet nga madhësia e besimit në sukses!”
  • Trusti konfirmon: Vlera e aksioneve në vitin 2022 është tkurrur për 118 milionë euro
  • Walker për ‘Marshin për Drejtësi’: Do të doja të marshoja me ju, kriminelët e luftës janë në Serbi
  • Djegia e veturave në veri, reagon edhe Von Cramon
  • Mustafa i LDK-së: Për dy vitet e qeverisë Kurti, qytetarëve vetëm faturat u janë rritur

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.