• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

KGJK dhe Gjykata Themelore në Prishtinë pritet që sot të bëhen me drejtues të rinj

nga Bota Press
23 Qershor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) sot pritet të zgjedh kryesuesin e ri, që do të pasojë në këtë pozitë, kryesuesin aktual, Skender Çoçaj.

Skender Çoçaj ishte zgjedhur anëtar i KGJK-së në qershor të vitit 2016, kurse nga marsi i vitit 2019 është kryesues i Këshillit. Në fillim të muajit korrik të këtij viti, Çoçajt i skadon mandati si anëtar i Këshillit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gara për kryesuesin e ri të KGJK-së ishte hapur më 7 qershor 2021. Të drejtë për të kandiduar kanë pasur të gjithë anëtarët – gjyqtarë të Këshillit. Kandidatë kanë qenë dashur të sigurojnë të paktën tre nënshkrime nga anëtarët tjerë të Këshillit për t’u kandiduar.

Këto nënshkrime, kandidatët kanë pasur kohë t’i dorëzojnë në Këshill deri më 22 qershor 2021.

Zgjedhja e kryesuesit të ri bëhet me shumicë të votave të anëtarëve të KGJK-së, kurse mandati i kryesuesit është tre vjeçar. Pas zgjedhjes në këtë pozitë, kryesuesi e pezullon punën e tij si gjyqtar deri në përfundim të mandatit si kryesues.

Përveç KGJK-së, me drejtues të ri pritet të bëhet sot edhe Gjykata Themelore në Prishtinë. Kjo pasi që si pikë e rendit të ditës në mbledhjen që KGJK do të mbaj sot është edhe zgjedhja e kryetarit/es të kësaj gjykate.

Deri në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë ishte udhëhequr nga gjykatësja Afërdita Bytyçi. Pas skadimit të mandatit të saj, nga janari i këtij viti e deri më tani, kjo gjykatë është udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të gjykatës, Arben Hoti.

Konkursi për kryetar të Gjykatës në Prishtinë ishte hapur më 27 janar 2021. Për kryetar të kësaj gjykate kanë pasur mundësi të kandidojnë vetëm gjyqtarët e Gjykatës në Prishtinë, duke përfshirë degët e kësaj gjykate.

Për t’u zgjedhur në këtë pozitë, një gjyqtar duhet të ketë së paku tre vite përvojë pune si dhe të mos ketë sanksion disiplinor me vendim të formës së prerë, përjashtimit masës së qortimit ose vërejtjes jo-publike në pesë vitet e fundit.

Përzgjedhja e kryetarit bëhet përmes votimit të fshehtë, ndërsa një minimum prej nëntë anëtarëve të KGJK-së nevojitet të votojnë. Kandidati që merr shumicën e votave zgjidhet kryetar/e i/e gjykatës.

Kryetarët e gjykatave emërohen me një mandat pesë vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje.

Në mbledhjen e të mërkurës, KGJK pritet të zgjedh edhe gjyqtarin mbikëqyrës të Dhomës së Posacme të Gjykatës Supreme si dhe të hap konkursin për kryetarin e ri të Gjykatë së Apelit.

Tags: Gjykata ThemeloreKGJK

Të ngjashme

Lajme

Ju kujtohet vajza e Zhades, ja si duket sot ajo

nga Bota Press
12 Gusht, 2022
Lajme

Genes i ndalohet hyrja përgjithëmonë në SHBA, kjo është arsyeja

nga Bota Press
12 Gusht, 2022
Lajme

Tuna Sejdiu: “Zogu” ma i mirë prej krejtve apo jo!

nga Bota Press
12 Gusht, 2022
Kosovë

Krasniqi: Nuk qëndrojnë akuzat e Asociacionit të Komunave dhe të opozitës

nga Bota Press
12 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • “Ta vrava familjen”, sulmuesi në Mal të Zi e telefonoi qiramarrësin e tij para se ta vriste edhe atë
  • Haziri: Po vjen koha që politikanët të marrin vendime të vështira për Kosovën
  • Çka do të ndodhë sot në Kosovë?
  • Fëmijë e të moshuar, si u vranë rend 10 viktimat nga fqinji i tyre në Mal të Zi
  • Krejt çka dihet deri tani për tragjedinë në Cetinje të Malit të Zi ku u vranë 11 persona

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.