[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

KFOR-i thotë se ushtarët serbë nuk hynë në territorin e Kosovës



Botapress, 26 Janar
Një fotografi e bërë nga anëtarët e ushtrisë amerikane së bashku me ushtarë serbë, bëri bujë në Kosovë – për atë se si serbët mund të hyjnë në territorin e Kosovës.

Por KFOR i kanë treguar Klan Kosovës, se kjo fotografi nuk është bërë brenda territorit të Kosovës, por në vijën kufitare serbo-kosovare.

“Në përputhje me mandatin, Rezolutën 1244 dhe me Marrëveshjen Tekniko Ushtarake, KFOR kryen aktivitetet e monitorimit të kufirit. Këto kryhen rregullisht në bashkëpunim me Ushtrinë e Serbisë ose edhe me Policinë Kufitare të Kosovës”, thuhet në përgjigjen zyrës për media të KFOR-it, dërguar Klan Kosovës.

“Aktivitetet janë bërë brenda zonave të miratuara përgjatë vijës kufitare serbo-kosovare. Fotografia e përmendur është bërë në njërën nga këto zona dhe kjo nuk tregon forcat serbe në territorin e Kosovës”.