Në 24 orëve e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 4 viktima si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Botapress.info
Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një burrë i moshës 40-49 vjeçare nga Ferizaj. Viktimë është edhe një grua e moshës 60-69 vjeçare.Ndërsa viktima janë edhe një grua dhe një burrë të moshës 70-79 vjeçare nga Prishtina dhe Vushtrria.
Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 12 raste të reja me COVID-19. Prishtina prinë me numrin më të madh të rasteve me 4 raste pastaj Deçani me 2, Podujeva me 2 dhe Malisheva me 1.
I infektuar me COVID-19 gjatë kësaj kohe është edhe një fëmijë i moshës zero deri në 9 vjeç dhe 4 të moshës 10-19 vjeç./Botapress.info/