[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Këto shtete kanë ushtrinë më të fuqishme në botë



 

Gazeta e përjavshme gjermane ‘Focus’ ka renditur shtetet më të fuqishme ushtarake në botë. Sipas kësaj liste kryeson SHBA-ja, e ndjekur nga Rusia dhe Kina.

 

Vendet e tjera më të fuqishme ushtarake janë India, Franca, Britania, Japonia, Turqia, Gjermania dhe Italia, transmeton lajmi.net

 

 

Kurse Madagascari, Gaboni, Kongo dhe Bosnje e Hercegovina janë në fund të listës të publikuar nga ‘Focus’

 

Rusia ka rreth dy herë më shumë tanke se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për dallim nga aeroplanët ushtarakë ku kryeson shteti amerikan.

 

Shteti rus gjithashtu ka programin për ta rritur fuqinë e ushtrisë kombëatre me armatime deri në vitin 2025, gjë që do të shërbej edhe si mjet për zhvillimin ekonomik.

 

Ekspertët kanë vërejtur se modernizimi i gjerë ushtarak, dhe rritja e kapaciteteve të prodhimit të pajisjeve ushtrake, paraqesin një fakt me rëndësi për forcat ushtrake të shteteve të ndryshme nëpër botë.

 

Eksportet e armëve nga Rusia në vitin 2016 kanë arritur deri në 56 miliardë dollarë.

 

Këto statistika janë publikuar pas tensioneve të shumta ndërmjet SHBA me Rusinë dhe Korenë e Veriut.