[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Këto janë pagat e prokurorit të Speciales dhe gjyqtarit për krime të rënda



Botapress, 13 Shkurt

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ka folur për problemet në gjyqësorin e Kosovës, duke thënë se është zvogëluar buxheti gjykatave.

“Sa i përket buxhetit për gjykata, ne kemi kërkuar 20 milionë euro për paga dhe mëditje kurse janë miratuar vetëm 16 milionë euro. Pra deputetët na i kanë zvogëluar për 4 milionë euro buxhetin. Buxheti total në nivel vendi nuk e arrin as 2% për gjykata, pra për gjykata jepet më pak se 2% e buxhetit të Kosovës”, theksoi Idrizi për KTV.

Kreu i KGJK-së tha se kanë edhe problemin e pagesës së gjykatësve të krimeve të rënda, ndërsa tregoi edhe për pagat që marrin prokurorët dhe gjykatësit specialë.

“Prokurori i Speciales i merr 1700 euro kurse gjyqtari i krimeve të rënda i merr 980 euro, ndërsa të dy merren me të njëjtën lëndë. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek gjyqtarët e krimeve të rënda dhe nuk kemi hasur në mirëkuptim për t’i rritur pagat”, potencoi ai.