• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Këto janë dyshimet fillestare për shkaqet e aksidentit

nga Bota Press
23 Nëntor, 2021
në Lajme, Maqedoni
ShareShareShare

Autobusi ka dalë nga autostrada Struma në afërsi të fshatit bullgar Bosnek, afër Pernikut. Sipas informacioneve fillestare, autobusit i ka plasur goma e përparme djathtas, e më pas është përplasur në parmakë dhe është zvarritur, shkruan Alsat.mk.

Në atë moment është derdhur karburanti pasi në autobus ka punuar ngrohja. Ka rënë zjarr dhe ka ndodhur aksidenti fatal për pasagjerët që po ktheheshin nga Stambolli për në Shkup. Zjarri ka rënë në pjesën e përparme të autobusit dhe për këtë arsye është djegur plotësisht në pjesën e përparme. Këto detaje u zbuluan në një deklaratë për Televizionin Kombëtar Bullgar nga Vasko Pirgov, i cili është ekspert i motorëve me djegie të brendshme dhe ishte ndër të parët që mbërriti në mëngjes në qarkoren fatale. Sipas tij, pranë sediljeve të përparme shoferi ka pasur tuba të mbushur me naftë, dhe për këtë shkak ka ndodhur shpërthimi.

“Zjarri është shkaktuar nga një gabim njerëzor i shoferit, i cili ka shikuar rrugën. Atje ka një shatërvan ku ndalojnë njerëzit në nevojë, është për pushim, ka disa lokacione të tilla dhe është e rrethuar me parmakë. Duke hyrë në trotuar, shoferi godet dhe e thyen tabelën që tregon se ka shatërvan. Ajo shenjë ka fluturuar rreth 35 metra. Autobusi me siguri ka udhëtuar me më shumë se 100 kilometra në orë. Nuk ka gjurmë të frenimit nga autobusi, kështu që shoferi nuk ka reaguar në mënyrë adekuate”, tha Vasko Pirgov, ekspert i motorëve me djegie të brendshme.

Hetimi i autoriteteve bullgare duhet të zbardhë shkaqet e zjarrit dhe tragjedisë fatale që tronditi dy vendet. Hetimit i është bashkuar edhe policia e Maqedonisë.

“Pas bisedës telefonike me kolegun tim bullgar Rashkov, një ekip i
Ministrisë së Brendshme, në krye me ndihmës-drejtorin e policisë së uniformuar dhe e përbërë nga përfaqësues të Departamentit të policisë rrugore dhe Departamentit të ekzaminimit dhe ekspertizës tekniko- ligjore, tashmë është në rrugë për në Bullgari dhe është në dispozicion për të ndihmuar dhe mbështetur kolegët bullgarë. Pres përgjigje të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse nga shërbimet kompetente”, shkroi në Facebook, Oliver Spasovski, Ministër i punëve të brendshme.

Kryeministri Zoran Zaev dhe homologu i tij bullgar Stefan Janev sot nuk dhanë informacione për shkaqet e aksidentit ku humbën jetën 45 pasagjerë, të cilët po ktheheshin nga Turqia. Të dy kryeministrat kanë thënë se kjo do të përcaktohet nga autoritetet e hetimit.

Tags: AksidentBullgariMaqedoni

Të ngjashme

Lajme

Kinemaja në zi! Ndahet papritur nga jeta aktori dhe regjisori i njohur (EMRI+FOTO)

nga Bota Press
22 Maj, 2022
Lajme

Çfarë po ndodh në Gjirin e Lalzit? Bregdeti ‘pushtohet’ nga…

nga Bota Press
22 Maj, 2022
Lajme

Romeo apo Donaldi, cili nga binjakët u aksidentua me motor? Zbardhet e vërteta

nga Bota Press
22 Maj, 2022
Botë

Shoferit i bie të fikët në timon, autobusi plot me pasagjerë thyen barrierat mbrojtëse të rrugës

nga Bota Press
22 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Kinemaja në zi! Ndahet papritur nga jeta aktori dhe regjisori i njohur (EMRI+FOTO)
  • Çfarë po ndodh në Gjirin e Lalzit? Bregdeti ‘pushtohet’ nga…
  • Romeo apo Donaldi, cili nga binjakët u aksidentua me motor? Zbardhet e vërteta
  • Shoferit i bie të fikët në timon, autobusi plot me pasagjerë thyen barrierat mbrojtëse të rrugës
  • Fansat e Realit ia ‘shaktërrojnë’ Instagramin Mbappes, 400 mijë prej tyre bën këtë veprim

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.