55 automjeteve të blinduara ushtarake (ASV), janë pranuar sot nga Kosova, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ceremonia e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së u mbajt në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, përcjell Bota sot.
Të pranishëm ishin dhe Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët u shprehën falënderues ndaj SHBA-ve për donacionin e dhuruar.
Më poshtë mund të shihni fotografitë e automjeteve ushtarake: