Teksa është afruar dita e zgjedhjeve, partitë politike po vazhdojnë të kenë agjendë të ngjeshur edhe këto dy ditë fushate.
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot viziton një kompani në Suharekë, duke vazhduar pastaj takimin me banorët e Rahovecit
Nga ana tjetër, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku sot mban tubim elektoral në Podujevë.
E koalicion për “Kosovën Fituese”, sot viziton Rahovecin, dhe mban tubim zgjedhor në Gjakovë. Nuk do të mungojnë as tubimet e tjera në fshatra, lagje qytetesh e bashkësi lokale.