Shoferët të cilët kanë eksperiencë me vetura, dinë gjëra më shumë rreth tyre se ata pa eksperiencë. Shumica e gjërave që ata mund të shpjegojnë janë të dobishme thuajse për çdo shofer.
Pavarësisht nëse keni në pronësi një veturë për vite me radhë ose thjesht jeni mësuar duke vozitur atë, ka shumë gjëra që mund të mos i dini për veturën tuaj. Në fakt, ekspertët e vërtetë të veturave do t’ju tregojnë se disa nga gjërat që mendoni se i dini për veturën tuaj mund të jenë më pak se të vërteta.
Bright Side ka përmbledhur gjashtë gjërat të cilat mund të ju ndihmojnë rreth problemeve në veturë. Bateria juaj e miaknës mund të mos ketë nevojë të zëvendësohet.
Nëse duket se keni probleme me baterinë e veturës tuaj, instinkti juaj i parë mund të jetë që bateria të zëvendësohet. Shpesh, telat e baterisë janë problemi për shkak të gërryerjes. Një mënyrë për t’i rregulluar ata është derdhja e Coca-Cola’s në tela dhe ndihmon në luftimin e erozionit. Nëse kjo nuk funksionon ju duhet të provoni ta mbushni dhe kështu kurseni para. Nëse bleni bateri duhet të sigurohuni që ajo është e re.
Është shumë e rëndësishme që të siguroheni që të mos mbaroni karburantin, se sa rezervarin ta mbani të pastërt.