[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Këta janë politikanët që dolën ta presin Haradinajn në sheshin e Prishtinës (Foto)



Kryetarit të Aleancës për Ardhmërisë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është bërë një pritje madhështore në qendër të Prishtinës në mbrëmjen e së enjtes, pas lirimit të tij nga Franca.

 
Haradinaj sot në mëngjes është liruar nga një gjykatë në Francë – ku ka qëndruar gjatë katër muajve të fundit, pas ndalimit të tij atje në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia, për gjoja krime lufte.

Përveç familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë nga partia e tij, Haradinajn në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë kanë dalë për ta pritur edhe shumë kolegë të tij politikanë, nga parti të ndryshme.

Në turmën e njerëzve, ndër të tjerë, është parë Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si dhe Fatmir Limaj, Bilall Sherifi e pjesëtarë të tjerë të Nismës për Kosovën.