• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Këta janë gjashtë ekspertët që do ta ndihmojnë Kosovën në dialog

nga Bota Press
29 Prill, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Grupi për Ballkan (BPRG) përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vazhdon të ofrojë mbështetje për institucionet e Republikës së Kosovës në fushat thelbësore të shtet-ndërtimit, për forcimin e institucioneve dhe politik-bërjen, reformat që ndërlidhen me agjendat evropiane, zhvillimin e dialogut me Serbinë dhe bashkëpunimin politik.

“Në frymën e këtyre përpjekjeve, Grupi për Ballkan ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ambasadën e Norvegjisë më datën 22 prill 2021. Ky memorandum përcakton modalitetet për angazhimin e ekspertëve të jashtëm për procesin e dialogut me Serbinë dhe agjendave tjera që ndërlidhen me dialogun.

Ekspertët e angazhuar ofrojnë ekspertizë, mbështetje profesionale dhe përmbajtjesore për procesin e dialogut, dhe i vihen në dispozicion Kryeministrit, kabinetit të tij dhe Zëvendëskryeministrit për Integrime evropiane, Zhvillim dhe Dialog.  Ekspertët e jashtëm nuk kanë rol përfaqësues apo udhëheqës dhe kontraktohen vetëm nga Grupi për Ballkan.

Ekspertët e angazhuar deri më tani janë: Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Veton Surroi. Së shpejti grupit të ekspertëve, pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala. Ekspertë të tjerë mund të ftohen dhe angazhohen varësisht nevojave të qeverisë dhe dinamikës së procesit të dialogut”, thuhet në njoftim.

Ky aktivitet përbën njërin nga komponentët programore të Grupit për Ballkan, të cilat implementohen me mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë, në kuadër të kornizës “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”./Botapress

Tags: Dialoguekspertet

Të ngjashme

Aktuale

I arrestuari i tretë për vrasjen e Liridonës, pjesëtar i FSK’së dhe nip i Naim Murselit

nga Bota Press
1 Dhjetor, 2023
Aktuale

Naim Murseli befason të gjithë me deklaratën e tij

nga Bota Press
1 Dhjetor, 2023
Aktuale

Çfarë parasheh draft-statuti për Asociacionin?

nga Bota Press
1 Dhjetor, 2023
Aktuale

Prokuroria jep detaje për arrestimin Naim Murselit që dyshohet se pagoi për vras*jen e gruas

nga Bota Press
1 Dhjetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Ekskluzive: Familja Ademaj kërkon zhvarrosjen e Liridonës
  • Zbulohen detaje rreth porosisë për vras*jen e gruas së Naim Murselit
  • I arrestuari i tretë për vrasjen e Liridonës, pjesëtar i FSK’së dhe nip i Naim Murselit
  • Arrestohet personi i tretë për vrasjen e Liridona Murselit
  • Naim Murseli befason të gjithë me deklaratën e tij

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.