Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së ia ka rekomanduar Kuvendit të Kosovës emrat e kandidatëve për 9 anëtarët e Bordit të RTK-së.
Në një njoftim nga Kuvendi thuhet se në këtë rekomandim është përfshirë lista prej tetë kandidatëve meshkuj dhe tetë kandidateve femra, ku nga të dy grupe do të zgjidhen nga 4 anëtarë, ndërsa janë propozuar edhe dy kandidatë nga komuniteti serb, prej të cilëve njëri do të zgjidhet anëtar sipas votave.
Për katër pozita për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës propozohen për votim tetë kandidatë, si në vijim:
1. Driton Hetemi,
2. Besnik Boletini,
3. Ejup Gojnovci,
4. Safet Kabashaj,
5. Bekim Sele,
6. Petrit Çollaku,
7. Enis Halimi dhe
8. Gazmend Vitaku.
Kuvendi prej tetë kandidatëve të propozuar zgjedh katër anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Për katër pozita për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e gjinisë femërore, propozohen për votim tetë kandidate, si në vijim:
1. Fatime Lumi Qehaja,
2. Arta Berisha,
3. Albulena Mehmeti,
4. Jehona Ademaj-Sejdiu,
5. Shukrije Rama,
6. Mejreme Krasniqi – Sadiku,
7. Mihane Nartilë Salihu Bala dhe
8. Teuta Hoxha – Morina.
Kuvendi prej tetë kandidateve të propozuara zgjedh katër anëtare të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Për një pozitë të anëtarit të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, propozohen për votim dy kandidatë, si në vijim:
1. Mihailo Scepanovic dhe
Nelica Veljkovic.
Kuvendi prej dy kandidatëve të propozuar zgjedh një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës bëhet me votim të fshehtë.
Mandati i anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës bëhet me short, katër anëtarë të Bordit të RTK-së do të emërohen me mandat dyvjeçar, dy anëtarë me mandat trevjeçar dhe tre anëtarë me mandat katërvjeçar.