[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Këta janë dy zv.ministrat e rinj në Qeverinë e Kosovës



Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur se shefja e stafit në kabinetin e kryeministrit Isa Mustafa, Vlora Dumoshi, sot ju ka dorëzuar vendimet për emërime në pozitën e zv.ministre në Ministrin e Integrimeve Evropiane, zonjës Rita Hajzeraj-Beqaj, dhe në pozitën zv. ministër në Ministrinë e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi.

Sipas njoftimit, ky vendim është marrë ditë më parë nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.