[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët falin namaz (Foto)



Ndonëse 95% e tyre i përkasin këtij religjioni, i paktë është numri i deputetëve të cilët praktikojnë fenë islame. Janë shtatë deputetë të kësaj legjislature që çdo ditë falin pesë vakte namaz, gjashtë meshkuj dhe një femër

Prej femrave është vetëm deputetja me shami, Labinot Demi-Murtezi nga Partia e Drejtësisë.

Ndërsa të tjerë janë;

Ali Sadriu (LDK)

Muhamet Mustafa (LDK)

Gëzim Kelmendi (Partia Fjala)

Fikrim Damka (Partia Demokratike Turke e Kosovës)

Veton Berisha (LDK)

Ćerim Bajrami (Vakat)

Disa prej tyre kanë treguar kur filluan të falin pesë vakte namaz dhe se a është qëllimi i tyre që ndonjëherë edhe të shkojnë në haxh. Deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi thotë se para 11 vitesh ka nisur ta praktikojë namazin.

“Kam filluar të falem në momentin kur kam diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, pra, prej vitit 2006 jam praktikues i rregullt i islamit. Pasi që kam filluar të praktikojë namazin kam një qetësi më të madhe shpirtërore, jam më i matur dhe i kuptoj gjërat më me vizion”, ka thënë Kelmendi.

Sa i përket shkuarjes në haxh, Kelmendi thotë se ende s’ka shkuar, mirëpo shpreson ta bëj një gjë të tillë në të ardhmen.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa tregon se janë plot 27 vite që ai ka filluar të falet.  “Unë falem dhe e praktikojë pasi edhe është obligim. Ta falem më intensivisht kam filluar prej viteve 90’ta”, ka thënë shkurt ai.

Kurse për deputeten e PD-së, Labinot Demi-Murtezi ishte mosha e re kur edhe kishte filluar mësimet e para të islamit. Madje, ndihmë për këtë kishte edhe nga familja, respektivisht nëna e saj.

“Gjithmonë krahas angazhimeve ne shume aktivitete te lira ne shkolle, kam ndjekur edhe mësimet ne xhami. Qe nga klasa e shtate e shkollës fillore, kam mësuar leximin e Kur’anit ne gjuhen arabe nga hoxha tashme i ndjere hafiz Mustaf Sadriu, ndërsa suret e nevojshme për faljen e namazit i kam mësuar nga nena”, ka thënë ajo, duke shtuar se një thellim më të madh në leximet e literaturës e ka bërë gjatë kohës së studimeve, krahas atyre të letërsisë.

Megjithatë, Demi-Murtezi thotë për “Indeksonline” se ajo çfarë i ka mbetur peng është kryerja e haxhit, si obligim fetar për çdo mysliman. “E lus Zotin qe t’ma mundësojë sa me shpejt”, është shprehur ajo.

Deputeti tjetër që fal pothuajse gjitha kohët e namazit është Veton Berisha. Përfaqësuesi i Partisë Liberale Egjiptiane thotë se praktimin e namazit e ka filluar nga shkolla e mesme.

“Unë jam prej atyre që kam frik Zotit, çdo punë që e bëj. Një prej obligime mundohet ta kryej, nuk jam edhe shumë i rregullt por xhumanë dhe vaktet kur kam mundësi falem”, ka thënë Berisha.