Burimet e Gazetes brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se 6 të arrestuarit për këtë rast janë:
1. Florim Lajçi, 31-vjeçar nga Kaçaniku
2. Shabedin Reka, 45-vjeçar, nga Kaçaniku
3. Hamëz Limaj, 53-vjeçar, nga Ferizaj
4. Arment Orana, 43-vjeçar, nga Ferizaj
5. Avdush Qukovci, 42-vjeçar, nga Vitia
6. Lavdim Sllamniku, 30-vjeçar, nga Fushë Kosova
Të njëjtit janë kapur më 20 tetor, rreth orës 18:00, me 126 mijë euro të ngjyrosura, në parkingun e një pompe të derivateve, që gjendet në Çagllavicë. Këto mjete dyshohet se janë derivat i krimit për çka ishte bërë përgatitja që të pastroheshin nga ngjyra dhe të viheshin në qarkullim si para legale.
Krahas arrestimit të 6 personave të dyshuar për këtë rast, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe 5 vetura.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Botapress.info/