Aktori dhe shkrimtari shqiptar Çun Lajçi, ka reaguar pas ngjarjeve që ndodhën në veri.Aktori shqiptar thotë se është për t’ia dhënë votën edhe mandatin tjetër nëse nuk bie ndesh me presidentin amerikan Joe Biden, shkruan Botapress.info
Postimi i plotë:
S’flas ma. Tung!
Prandaj s’ta ha hakun kur flet drejt, se jam Çun, e mendoj me kokën time. Prandaj t’randoj me fjalë kur e dredhon bishtin e fjala jote merr lakorën e kajtjes, se jam Çun e dy herë i bie kresë sime për me t’shkundullua njiherë ty e ata që parmendën e nxjerrin prej lavrës!
Kështu duhet t’mendoi e t’veproi nji burrshtetas që e don atdheun, kur asht n’pytje kufini dhe e drejta e popullit në zbatim të ligjit!
Po Ramush, kështu flet burri opozitar, pavarësisht e don apo të duen, e urrenë apo t’urrenë kundërshtari, se n’pytje asht diniteti i popullit e siguria e shtetit!
Veç, mos i bje shkelm fjalës tande, mbrenda natës!
Dhe
Ta kam rigjanë, kallxoi atij deputetit tand (që po e luen kipcin e M.Bakallit), se s’asht popullizëm me zbatua të drejtën e reciprocitetit, se s’ishte taman me qëndrimin tand!
Albin!
S’kemi nevojë me t’msue ma, se t’kallxon Amerika, kur duhet e si duhet me veprua me Serbinë, ne jemi me ta dhanë votën edhe për mandatin tjetër, nëse nuk bjen ndesh me babën Biden!
Sot edhe Edi Rama i foli mirë Spanjes, e t’mirës duhet me i thanë “punë e marë” pavarësisht se atij, kijet ia ngrehin parmendën kah Serbia!
S’flas ma. Tung!
Prishtinë, 01.08.2022