Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur që festën e Krishtlindjeve ta kalojë në Norvegji, atje ku jeton bashkëshortja e tij dhe familja e bashkëshortes.
Nacionale ka siguruar një video ku shihet kryeministri Kurti teksa del nga aeroplani pas arritjes në Oslo.
Në video Kurti shihet i buzëqeshur dhe teksa komunikon me shqiptarë të tjerë që ishin në aeroplan.
Udhëtimet e Kurtit në Norvegji janë më të shpeshta, pasi atje jeton edhe vajza e tij. Këtë e kishte konfirmuar edhe Kurti muaj më parë gjatë një konference për media.
“Gruaja ime dhe vajza ime jetojnë edhe në Prishtinë edhe në Oslo, por kjo nuk do të thotë që kur janë me mua janë i dhunshëm, pasi kjo konferencë ishte për kampanjën kundër dhunës”, thoshte Kurti.
E në një intervistë vite më parë, kryeministri kishte treguar si ishte njoftuar me bashkëshorten e tij.
“Me bashkëshorten time jam njohur në Prishtinë, ajo ka qenë gazetare dhe ka shkruar artikuj për një gazetë në Norvegji. Vajza dhe bashkëshortja kalojnë kohë edhe në Kosovë edhe në Norvegji, ne gjatë verës shkojmë më shumë në Norvegji”, deklaronte ai.
“Gruaja ime ka familjen atje dhe natyrisht unë do jem përgjegjës para qytetarëve të Kosovës, por kjo s’do të thotë që unë s’do shkoj asnjëherë në Norvegji“, shprehet Albin Kurti.
Bashkëshortja e Albin Kurtit, Rita Augestad Kundsen, është studiuese e lartë në Institutin Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare (NUPI), një instituticion kërkimor norvegjez me qendër në Oslo.
Në deklarimin e pasurisë, Kurti ka deklaruar se një apartament 67 metra është në pronësi të bashkëshortes së tij.
Kurse, para të gatshme të deklaruara, Kurti i ka bërë të ditura 23 mijë euro gjithashtu në emër të bashkëshortes në Oslo.