[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kështu flet Xherdan Shaqiri për Leo Messin



Xherdan Shaqiri ka luajtur deri tash kundër shumë ekipeve dhe shumë kundërshtarëve të njohur, raporton zeri.info.

Mirëpo, futbollisti kosovar e ka veçuar njërin prej tyre, të cilin e konsideron si kundërshtarin më të mirë me të cilin ka luajtur deri tash, duke i përfshirë këtu eksperiencat në Basel, Bayern Munich, Inter, Stoke City dhe me Përfaqësuesen e Zvicrës.

“Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur kundër është Lionel Messi. Ne të dy shënuam në miqësoren ndaj Zvicrës dhe Argjentinas disa vite më parë”, ka treguar Shaqiri për “stokesentinel.co.uk”.