[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kështu do të jetë moti për vikend



Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranesira të dendura të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga të dobëta shiu, njofton Instituti hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 3gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 7C deri 9 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënojë zbritje rreth vlerave të normales. Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperendimi me shpejtësi 1-4 m/s.