[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Këshilltari i Veselit i del në mbrotje Edi Ramës



Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli i ka dalë në mbrojtje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pasi ky i fundit dje publikoi një video ku shihej Kosova si pjesë e territorit të Serbisë.

Latifi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se pavarësisht që Edi Rama takohet me politikanë nga Serbia ai nuk mund të ndikohet nga ta.

Latifi ka shkruar se krahasimi i Edi Ramës me diktatorin Enver Hoxha kur ky i fundit erdhi në pushtet me ndihmën e komunistëve jugosllavë është i pasaktë.

“Sot Serbia nuk e përcakton dinamikën e pushtetit në Tiranë, prandaj krahasimet që i bëjnë Edi Ramës me Enverin, apo dikë tjetër, janë krejtësisht të pasakta dhe nuk shprehin asgjë më shumë se analiza të mjera politike”, ka shkruar Latifi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dje ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook me hartën e ballkanit ku shihej Kosova brenda territorit të Serbisë.

Pas këtij skandali, Rama ka ndryshuar përmbajtjen në video e publikuar.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta në Prishtinë nga personalitete politike dhe shoqëria civile, madje historiani kosovar, Jusuf Buxhovi është shprehur që kryeministri i Shqipërisë duhet të shpallet persona non grata në Kosovë.