[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Këshilla për dashurinë nga ujet e Hollyvudit



 

Kur bëhet fjalë për problemet e dashurisë askush nuk mendon se yjet e famshëm mund të japin ndonjë këshillë fantastike, kjo për faktin se ata kanë një varg lidhjesh, martesash dhe fejesash të dështuara, transmeton “Zeri.info”.

 

Por pa marrë parasysh këtë, ende të gjithë duan të lexojnë ndonjë këshillë nga ndonjë figurë e famshme e preferuar. Por çfarë dinë ata që njerëzit e thjeshtë nuk e dinë? Ata shpesh japin deklarata të shthurura, duke harruar të potencojnë thelbin e komunikimit e shpesh ndodh të japin edhe këshilla të tmerrshme, të cilat askush nuk do të duhej t’i ndiqte.

 

 

Ja disa prej tyre:

 

“Pa marrë parasysh se çfarë bën partneri apo burri juaj dhe pa marrë parasysh sesi ndiheni ju për këtë, bëjeni të kundërtën e tij. Nëse ju ka nevrikosur, shkoni tek ai dhe me dashuri i ofroni një seks”, ka shpjeguar se si i zgjidh probleme me të dashurit, aktorja Gwyneth Paltrow.

 

“Më pëlqen që në takimin e parë të paraqitem me kostum dhe t’i them vajzës që të vesh gjithashtu diçka elegante. Pastaj e marrë dhe e dërgoj në ‘McDonalds’. Ky është veprimi im, pra nuk ka nevojë të harxhoni shumë para në takimin e parë. Nuk duhet të dëshmoheni menjëherë. Rregullohuni, dërgojeni në ‘McDonalds’ dhe ajo do të jetë e lumtur”, këshillon këngëtari Adam Levine.

 

“Duket sikur po bëhet gjithnjë e më e vështirë që të kontaktosh me meshkujt, posaçërisht nëse jeni një femër në moshë. Por më mirë të jesh në një lidhje me dikë që ju tradhton sesa me dikë i cili nuk e lëshon ujin pasi urinon në WC”, është këshilla e aktores Uma Thurman.

 

“Djemtë në të 20-at e tyre janë një humbje kohe. Ata nuk kanë asgjë për të ofruar sa i përket bisedimit, ata janë tërësisht të papjekur”, thotë aktorja seksi Megan Fox.