[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kërkojnë urgjentisht themelimin e Ushtrisë së Kosovës



Botapress, 25 janar – Janë25 intelektualë, politikolog, përfaqëesues të shoqërisë civile, afaristë nga diaspora e nga Kosova u janë dretjuar Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, Ministrit të FSK-së dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me thirrjen për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Të nënshkruarit e kësaj thirrje  kanë dhënë arsyetimet për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Kjo është thirrja e tyre drejtuar përfaqësuesve me të lartë të Institucioneve të vendit, shkruan Botapress.

 

Presidentit të Republikës së Kosovës

Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Kryeministrit të Republikës së Kosovës  Ministrit të FSK-së

Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës

 

25 janar 2017

 

Ne të poshtëshënuarit

 

  1. Të shqetësuar për zhvillimet rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe duke marrë parasysh ekspozimin e territorit të Republikës së Kosovës ndaj kërcënimeve të drejtpërdrejta nga Serbia

 

  1. Të vetëdijshëm për:
    • pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës dhe rrezikun e ndarjes së vendit
    • rrezikun e përfshirjes së të gjithë rajonit në një konflikt të ri me shkallë të gjerë
    • zhvillimet politike e gjeostrategjike në rajon dhe në botë
    • mungesën e mekanizmave efikas mbrojtës të Republikës së Kosovës
    • prezencën e NATO-s në Kosovë dhe nevojën e anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në të

 

  1. Duke u thirrur në:
    • parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ligjet dhe zakonet ndërkombëtare për paqe e siguri
    • Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe
    • të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetmbrojtje në rast të agresionit të jashtëm

 

bëjmë

 

THIRRjE

 

për krijimin e menjëhershëm të Ushtrisë së Kosovës me qëllim që kjo ushtri t’i shërbejë interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim, paqes, sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit territorial e sovranitetit të vendit.

 

Me Ushtrinë e Kosovës duhet të krijohet infrastruktura e kompletuar mbrojtëse përfshirë komponentët për mbrojtje tokësore, ajrore dhe kibernetike.

 

Kjo infrastrukturë mbrojtëse duhet të shtrihet në tërë territorin e Kosovës bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

 

Pavarësisht mundësive të kufizuara financiare të Kosovës dhe nevojave të shumta në sferën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, etj. siguria kombëtare nuk ka çmim. Ajo është parakusht për zhvillim. Përvojat tona të vazhdueshme si popull kanë dëshmuar se në mungesë të strukturave efektive mbrojtëse, popullata civile e vendit dhe interesi i Kosovës janë dëmtuar në vazhdimësi. Ne nuk guxojmë të lejojmë të na përsëritet historia.

 

 

Kjo thirrje është nënshkruar në mënyrë elektronike nga (sipas alfabetit):

 

Emri e Mbiemri1. Abit Hoxha ProfesioniStudiues i mediave dhe sigurisë VendiGjermani
2. Agim Musliu Njohës i sigurisë Kosovë
3. Agim Morina Gjuhëtar Britani e Madhe
4. Agon Maliqi Politolog Kosovë
5. Anton Ahmetaj Ekonomist Norvegji
6. Arben Hajrullahu Politolog Kosovë
7. Arber Ahmeti Studiues i sigurisë Austri
8. Armend Bekaj Politolog Suedi
9. Avni Zogiani Hulumtues Kosovë
10. Bekim Baliqi Politolog Kosovë
11. Besnik Pula Sociolog ShBA
12. Dardan Velija Konsulent i politikave publike Kosovë
13. Donik Sallova Politolog Kosovë
14. Gani Ahmetaj Afarist ShBA
15. Ganimete Asllani Juriste Britani e Madhe
16. Getoar Mjeku Avokat ShBA/Kosovë
17. Jeta Rudi Ekonomiste ShBA
18. Kujtim Dobruna Ekonomist Austri/Zvicër
19. Lumir Abdixhiku Ekonomist Kosovë
20. Pal Shtufi Afarist Zvicër
21. Petrit Zogaj Politolog Kosovë
22. Pëllumb Kelmendi Politolog ShBA
23. Shkëlzen Gashi Studiues Kosovë
24. Uk Lushi Ekonomist ShBA
25. Valmir Ismaili Politolog Kosovë