[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Kërkoi para kinse për fëmiun e sëmurë, arrestohet në QKUK



Një person është arrestuar brenda QKUK-së, pasi që i njëjti ka mashtruar viktimën, duke i kërkuar para kinse për fëmiun e tij të sëmurë.

Pas verifikimit është vërtetuar se i dyshuari është recidivist në raste të ndryshme të mashtrimit dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.